Shërbimet për krijimin dhe zhvillimin e website-ve si dhe optimizimi i produktit në mënyrë efikase për tu rradhitur sa më lartë në motorët e kërkimit.

PROJEKTIM DHE ZHVILLIM WEBSITE

Krijo dhe ndërto prezencën e brand-it tënd online dhe rrit performancën e shërbimeve që ofron në biznesin tënd, me shërbimin e projektimit dhe zhvillimit te website-ve ofrojmë produkte tërësisht inovatore dhe të personalizuara sipas veçorive që përputhen me vlerat dhe filozofinë tënde. Produkti do të krijohet duke menduar në detaje eksperiencën e klientit tënd, duke i ofruar aksesueshmëri maksimale në të gjitha faqet e websit-it, si dhe përshtatshmëri përdorimi nga çfarëdo lloj pajisje, qoftë kompjuter, ipad apo smartphone. Gjithashtu duke përmbushur të gjitha kriteret e Webit me çertifikata sigurie SSL për navigim të sigurtë.

Kontakto për më shumë detaje.

DIGITAL MARKETING

Ndihmoi klientët të gjejnë lehtësisht produktet e tua nëpërmjet reklamave që do të jenë të dukshme në rezultatet e kërkimit dhe faqet e produkteve përkatëse. Bëje brand-in dhe produktet e tua të dallohen me formate tërheqëse dhe përmbajtje krijuese në mënyrë që të arrish sa me shumë klient të rinj potencial. Ne ofrojmë optimizim eficent duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore dhe teknikat më të vlefshme të cilat i përshaten më shumë brand-it tënd.

Kontakto për më shumë detaje.

Origjina e ekzistencës Branding & Blooming Digital Solution

Eshtë e rrënjosur në pasionin e fortë të një çifti të ri, të cilët zgjodhen ëndrrën për të investuar vizionin dhe kompetencat e tyre, për të arritur një sukses të gjerë online në tregun e madh botëror. Shumë shpejt ata zbuluan se pasioni sublim nuk mjaftonte për të arritur suksesin, por e kuptuan se pasioni i fortë ishte i mjaftueshëm për të mos i lënë të dorëzoheshin. Në fakt ata po pyesnin veten, nëse ndoshta ndonjë prospektivë e gabuar po i bënte vazhdimisht të dështonin, kështu që vendosën t'i shtrojnë vetes disa pyetje: Çfarë na bën të dështojmë? Duke jetuar në epokën teknologjike, për të gjithë sot është vërtet e lehtë të jesh sipërmarrës dhe të nxjerrësh produktin ose shërbimin në tregun Online. Por a do të thotë kjo se është kaq e lehtë të behesh milioner apo miliarder? Sigurisht që jo, ka mijëra përmbajtje dhe miliona oferta të ngjashme me tënden në World Wide Web, që kufizojnë mundësinë e rastësishme për t'u zgjedhur nga një klient vetëm për shkak të vetë produktit. Pra nëse nuk keni një strategji të mir strukturuar në marketingun dixhital, probabiliteti për të arritur një klient dhe për të realizuar shitjen, është një kundër miliarda faktorëve që nuk e bindin algoritmin se ju jeni i perzgjedhuri i duhuri. Por cilët janë elementët thelbësorë që kompania jonë duhet të ndërtojë, në mënyrë të tillë që algoritmet ta rendisin atë në pozicione të favorshme?! Si mundet të rritsim dukshmërinë tonë, për të drejtuar në brand.com më shumë vizita klientësh potencial? Përgjigja e pyetjes se cfar kërkon algoritmi është të kuptuarit se çfarë është një algoritëm. Përvoja e Branding & Blooming është një paradigmë optimizmi, që i jep përgjigje shumë çështjeve. Ata e kuptuan se kur synimet njerëzore janë të koordinuara mirë me algoritmet dhe me softuerat specifik sipas fushës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë rrit cilësinë e produktit dhe ndihmon kompaninë në peisazhin e madh të marketingut dixhital.

Kontakto