Filetto merluci me tortë patateImage

Filetto merluci me tortë patate

( 1 )
  • 2 persona
  • 25'-30'
  • -

Përbërësit

filetto merluci
patate
gjalp
shegë
portokall
rukola
verë e kuqe
niseshte
vaj ulliri
kripë, piper

Përgatisim salcën duke vendosur në një tigan, gjalpin, karafila të tharë dhe një fetë portokalli. Më pas shtojmë verë të kuqe dhe në fund disa kokrra shege.

Në një enë grijmë patatet, shtojmë niseshte, kripë dhe piper. I përziejmë derisa të përftojmë një masë homogjene, dhe me anë të një rrethi alumini i japim forëm të rrombullakët e të sheshtë tortës së patateve. 
E skuqim derisa të marri nga të dyja anët një ngjyrë të kuqerremtë.

Filetojmë peshkun. E skuqim duke e vendosur fileton nga ana e lëkurës në sipërfaqen e nxehtë të tiganit. Shtojmë gjalp. E kthejmë fileton dhe shtojmë koper dhe borzilok të freskët. 

Përgatisim pjatën duke vendosur në qendër të saj tortën e patateve, mbi të vendosim rukola të freskët, vijojmë me fileton e peshkut dhe në fund salcën.

Shpërnda

Shkarko