Qofte  traducionale të rivizituara me haviarImage

Qofte traducionale të rivizituara me haviar

( 1 )
  • 4 persona
  • 25'-30'
  • -

Përbërësit për qoftet

500 g mish i grirë

1 fetë bukë

qumësht(për të zbutur bukën)

150 g proshutë e tymosur

1 vezë

100 g grana

arrë moskat

kripë, piper

miks erëzash(rozmarin, majdanoz)

2 speca të kuq( në skuqje)

Përbërësit për salcën

1 spec i kuq

2 domate

1 qepë

Përgatisim qoftet

Vendosim bukën në qumësht dhe e lëm të zbutet.

Në një enë vendosim me rradhë mishin, bukën, miks erëzash, kripë, arrë moskat, proshutën e tymosur dhe vezë. I përziejmë të gjithë me dorë deri sa të kemi një masë brumi kompakt. 

Përgatisim salcën

Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri, hurdhër, qepë, specat, domatet dhe i lëmë të ziejnë.

Skuqim qoftet

I formojmë qoftet në topa të mëdhenj, dhe i kalojmë në miell. I skuqim në temperaturë të lartë nga të gjitha anët, shtojmë specat.

Përgatisim një tavë në të cilën shtojmë vaj ulliri, pak nga salca e përgatitur, vendosim qoftet dhe mbi to vendosim specat dhe pjesën e mbetur të salcës. 

I pjekim për rreth 30 min.

Përgatisim haviarin

Pasi janë pjekur, marim pak nga salca dhe specat dhe i frulojmë.

Përgatisim pjatën duke thekur një fetë bukë nga të dyja anët, mëpas e vendosim nëpjatë, mbi të vendosim një qofte dhe sipër specat. Dekorojmë pjatën me salcën e haviarit.

Shpërnda

Shkarko