Double cheeseburgerImage

Double cheeseburger

( 1 )
  • 1 person
  • 25'-30'
  • -

Përbërësit për 1 hamburger

1 simite honeybun

200 g mish i grirë

2 feta djath cheddar

3 feta kastraveca turshi

1 fetë domate

1 lugë salcë american burger

2 patate

Përgatisim simiten honeybun

Në një  mikser shtojmë miellin, kripën dhe me radhë të gjithë përbërësit e tjerë. I përziejmë me shpejtësi mesatare derisa masa e brumit të hiqet nga ena. E lëm të vijë për 30 min në temperaturë ambienti. Më pas e ndajmë në copa të barabarta dhe i lëm të vijnë sërisht derisa të dyfishojnë masën e tyre. I pjekim për rreth 20 min në temperaturë 200°C.

Përgatisim patatet

Patatet i kemi prerë në feta të holla. I skuqim. 

Më pas i marinojmë patatet me kripë, piper, rigon dhe i përziejmë.

Përgatisim hamburgerin

Pë rgatisim dy qofte dhe i skuqim qoften. E kthejmë dhe vendosim djathin cheddar.

Më pas vendosim edhe simiten për tu ngrohur.

Kompozojmë hamburgerin duke vendosur pjesën e poshtë me të simites, qoften me djathin e shkrirë, qoften tjetër, kastravecat turshi, salcën amerikane, një fetë domate dhe pjesën e sipërme të sismites.

E shërbejmë hamburgerin bashkë me patatet e skuqura.

Shpërnda

Shkarko