Linguine me karkaleca  dhe  proshutë  të tymosurImage

Linguine me karkaleca dhe proshutë të tymosur

( 1 )
  • 2 persona
  • 25'-30'
  • -

Përbërësit për 2 persona

200 g linguine

150 g karkaleca

150 g proshutë të tymosur

3 qepë skallop

1 thelbi hurdhër

2 gjethe dafine

vaj ulliri

kripë, piper sipas dëshirës

Në një tigan shtojmë vaj ulliri, hurdhrën, dafinen dhe proshutën e tymosur.

Njëkohësisht vendosim tenxheren me ujin për tu zier.

Presim qepët në kubik të vegjël.

Heqim proshutën e tymosur dhe vendosim karkalecat për tu skuqur. I marinojmë me kripë dhe piper. Pasi të jenë gati i heqim. 

Në të njëjtin tigan vendosim qepët.

Vendosim linguinet për tu zier.

Shtojmë brodo tek qepët dhe i lëm të ziejnë.

Pasi të jenë zier, shtojmë makaronat tek qepët, shtojmë brodo dhe i përziejmë.

Kompozojmë pjatën duke pozicionuar linguinet në qendër, shtojmë proshutën e tymosur dhe anash vendosim karkalecat. Dekorojmë me koper.

Shpërnda

Shkarko