Spaghetti me karkaleca dhe  kungullImage

Spaghetti me karkaleca dhe kungull

( 2 )
  • 2 persona
  • 25'-30'
  • -

Përbërësit për 2 persona

200 g spaghetti

150 g karkaleca

1 kungull

3/4 gotë verë e bardhë

1/2 qepë skallop

1 thelbi hurdhër

vaj ulliri

grana

Brodo karkaleci

kripë, piper sipas dëshirës

Përgatisim brodo Karkaleci

Qërojmë karkalecat dhe lekurat me kokat I vendosim ne një tenxhere. shtojmë 1/2 qepë skallop, vaj ulliri, kripë dhe piper. Më pas shtojmë verë të bardhë dhe e lëm të avullojë. shtypim kokat e karkalecëve kështu të lëshojnë lëng. Më pas shtojmë ujë dhe e lëm të ziejë.

Pasi është zier e filtrojmë dhe e lëm mënjanë.

 

Vendosim tenxheren me ujin për tu zier, dhe tiganin me vaj ulliri.

Shtojmë hurdhrën tek tigani me vaj ulli, më pas shtojmë kungujt dhe i skuqim në temperaturë mesatare.

Vendosim spaghetti për tu zier.

Heqim kungujt.

Një pjesë të tyre i vendosim në një enë të vecantë, shtojmë në to brodo karkaleci, kripë dhe piper, dhe i frulojmë deri sa të përftojmë një masë kremoze.

Në tigan vendosim karkalecat për tu skuqur, me kripë dhe piper. Pasi të jenë gati i heqim dhe i presim në kuba.

Ndërkohë spaghettit janë zier, i kullojmë dhe i vendosim në tiganin ku kemi skuqur karkalecat, shtojmë kremin e kungullit dhe pak brodo karkaleci, i përziejmë dhe nv fund shtojmë karkalecat.

Dekorojmë pjatën duke vendosur spaghettit në qëndër të pjatës, vaj ulliri, vendosim kungujt në sipërfaqe dhe grana. Në fund vendosim  karkalecat. Pjatën e dekorojme përrreth me vaj të aromatizuar. 

 

 

Shpërnda

Shkarko