Pasta alla normaImage

Pasta alla norma

( 0 )
  • 2 persona
  • 25'-30'
  • -

Përbërësit për 2 persona

200g rigatoni

1 patëllxhan

3 domate

100 g proshutë e tymosur

1 degë borzilok i freskët

2 thelbi hurdhër

vaj ulliri

kripë, piper të zi sipas dëshirës

Presim proshutën e tymosur në kubik.

Në një tigan hedhim 2 lugë vaj ulliri, shtojmë 2 thelbi hurdhër. Më pas shtojmë proshutën e tymosur, dhe e skuqim në temperaturë mesatare.

Nderkohë presim patëllxhanin në kubik, gjithashu vendosim ujin e makaronave për tu zier.

Heqim proshutën e tymosur, dhe vendosim patëllxhanët për tu skuqur.

Pasi të jenë gatuar, i heqim patëllxhët nga tigani, dhe hedhim salcën. 

Vëm rigatonit për tu zier.

Presim domatet në kubik dhe ja shtojmë salcës, më pas shtojmë patëllxhanët, borzilokun e freskët dhe proshutën e tymosur.

Po këtu shtojmë rigatonit tashmë të zier dhe i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë.

Përgatisim pjatën dhe dekorojmë bordin duke e lyej me pak nga salca e përgatitur, vendosim rigatonit, pluhurosim me grana dhe vendosim dy fleta patëllxhan të mbushur me rikota dhe një gjethe borziloku. (Mund ta dekoroni pjatën sipas dëshirës)

 

 

Shpërnda

Shkarko