Rreth nesh

Branding & Blooming është një platforëm inkluzive me synim sensibilizues dhe inspirues, që ndërthur bashkë disa fusha kulinari, art, literaturë, informatikë, marketing, social media, turizëm, life style, teknologji, fusha të cilat sot konsiderohen si kryefjala e momentit por gjithashtu edhe tendencat e të ardhmes.

Në pamje të parë ndoshta ky tog fjalësh dhe konceptesh duket shumë i crregullt dhe i pa relacionuar në vetë vete, por realisht nëse reflektojmë janë të gjitha elemente të ndërthurura të cilat ndikojnë botën që na rrethon dhe zgjedhjet që ne bëjmë, duke filluar që nga ushqimi që konsumojmë, veshjet tona të preferuara, profesioni që zgjedhim ... etj, janë vendime dhe preferenca të cilat tek ne formohen nga influenca e një sër faktorësh të jashtëm por edhe të ndryshëm ndërmjet tyre. Pas influencës vjen faza e joshjes e cila sëfundmi nuk është më dicka e largët por do të perceptohet nga ne si dicka personale e transformuar në dëshirë emocionale të brendëshme, nisur nga ky këndveshtrim kjo platforëm dëshiron të ofrojë një analizë kritike ndaj influencës mbi konsumin e përgjithshëm aktual, që aplikohet gjerësisht në tregun Shqipëtar, pasi standartet prodhojnë produkte dhe ato produkte perfundojnë deri në tryezat e cdo familje.

Cifti Shqipëtar të cilet gjithashtu janë edhe partner biznesi, njëkohesisht krijuesit e Branding & Blooming, menduan që këtë platforëm ta vën në funksion të komunitetit, duke e pështatur me kompetencat e tyre teknologjie dhe jo vetëm, por edhe me pasionet e përbashkta me të cilat ata gjithmonë kanë qenë të lidhur.

Karateristikat thelbësore të kësaj nisme, kërkojnë të ofrojnë jo vetëm informacion cilësor dhe të kualifikuar nga shumë burime rreth vlerësimit të ushqimit të shëndetshëm dhe një stili jetese cilësor, por mbi të gjitha një synim primar është të stimuloj cdo anëtar të Branding & Blooming community që të jetë më shumë hulumtues rreth kreativitetit, inovacionit dhe përmirsimit.

Si shumë të rinj Shqipëtar, edhe ata kanë kaluar vështirësi në jetën e tyre, pikërisht këto vështirësi i bënë të përballen me shumë sfida dhe aventura. Gjithashtu si shumë të rinj Shqipëtar, edhe ata të ndikuar nga disfatat personale dhe sociale në Shqipëri, ushqyen brenda vetes shpresën dhe dëshirën se diku nëpër Botë mund të gjenin nje realitet më të mirë, kjo i bëri të jetojnë dhe eksperimentojnë disa realitete në disa shtete të Europës. Në perpjekjen për tu integruar në vendin ideal që kishin imagjinuar, në kërkim të tokës së premtuar ata exploruan jo vetëm shtete por gjithashtu edhe shumë qytete, kjo i beri të njohin praktikisht kultura të ndryshme me shumë dimensione dhe nuanca traditash lokale, por në empati me standartet Globale.

Në kërkim të një integrimi sa më dinjitoz për veten dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, ata ju dedikuan studiimit, gjithashtu ushtruan disa profesione, edhe përse në Shqipëri ishin të diplomuar në degën e drejtësisë dhe mësuesisë, gjatë periudhës së emigracionit për të hequr damkën e emigrantit të pavlerë, punuan në fushën e restoracionit, pasticerisë dhe turizmit, njëkohësisht studionin shkenca kompjuterike, burime njerëzore, marketing dhe nutricionizëm.

Pikërisht studimet në fushën e nutrocionizmit, i bën të vinin re faktin se shumë shtete dhe shoqëri të zhvilluara, e konsiderojnë dhe analizojnë ushqimin jo vetëm si nevojë fizike por edhe si kënaqësi psikologjie dhe hormonale të njeriut, pra ushqimi duke i trasmetuar konsumatorit shije dhe mbresa, krijojn faktor psikologjik që e shtyn individin të rikthehet tek ajo kënaqësi e vecantë. Shumë shtete të zhvilluara sistematikisht ndërmarrin studime shkencore mbi kulturën ushqimore, me synim ndërgjegjësimin dhe orientimin e vetëdijes së individit drejt shijeve të mira por mbi të gjitha jo të dëmshme për shëndetin në kohë të shkurtër apo të gjatë. Studimet promovohen dhe mbështeten me fushata të fuqishme si në rrjetet sociale, platforma online edhe në media nacionale, me qëllim informinmin e cdo individi nëpërmjet cdo kanali të mundshëm si në rrafshin nacional por edhe atë rajonal. Disa metoda studimi janë, metoda Mediterrane e aplikuar në Francë dhe Itali, metoda Nordike e aplikuar në Skandinavi, metoda Aziatike apo ajo Amerikane.

Nisur nga kjo spunto, lindi dëshira për të ringjallur ndërgjegjen dhe traditën e humbur që populli Shqipëtar dhe cdo familje ka patur dikur rreth kulturës ushqimore, bazuar tek stina dhe zgjedhja e produkteve sipas karakteristikave.

Pra Branding & Blooming vjen me një format të ri, synon të krijojë nëpërmjet mjeteve teknologjike online një debat të harruar por shumë sensitiv, i cili meriton një konsideratë të vecantë pasi ka lidhje me shijen, ambjentin, estetiken, standartet, kulturën, ekonominë etj... por mbi të gjitha ndikon shumë edhe në jetëgjatësinë tonë, atë të fëmijëve tanë dhe të brezave në vijim.

Koncepti modern i Branding & Blooming quhet Sh.Sh.E.B shëndetshëm, shijshëm, estetikë dhe balancë. Pra qëllimi i këtij koncepti është që, duke kërkuar të harmonizojmë këto katër parime në menyrë sa më perfekte në cdo hap dhe në cdo recetë, ku asnjë faktor të mos prevalojë apo të mos dëmtojë tjetrin, por përkundrazi duhet ta përforcojë dhe të evidentojë elementet e tjerë, në këtë mënyrë mund të realizojmë pjata unike të një niveli superior dhe jo të dëmshme për shëndetin. Për të arritur këtë qëllim të përbashkët kushdo që dëshiron të jetë pjesë e këtij komuniteti mund të kontribuojë aktivisht në definimin e këtyre koncepteve.

Faleminderit për Leximin.