Përse disa dieta mund të dëmtojnë metabolizmin.

Kërkimet rreth uljes së peshës të zhvilluara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA, publikuan një konstatim shumë të pa  imagjinueshëm rreth metabolizmit të personave që kishin aplikuar djetën në të shkuarën e tyre. Konkretisht ekspertët konstatuan se 
metabolizmi i trupit të njeriut edhe 6 vite pas djetës lufton për ta kthyer trupin e personit në peshën e tij të mëparshme.


Ky fenomen u konstatua nga analizat e kryera mbi disa konkurent pjesmarrës të një gare pjesë e një show televiziv, në të cilin testohej dhe stimulohej vullneti i personave për të ndjekur djetën në mënyrë sa më rigoroze, me qëllim uljen e peshës. Pas 30 javësh kontrollet konstatuan se konkurentët vërtetë po humbisin peshë, por metabolizmi i tyre kishte pësuar dobësim me 600 kalori në ditë në krahasim me fillimin e garës. Ky fenomen ndodh sepse kur trupi i njeriut, qoftë mashkull apo femër ul peshë nëpërmjet djetës, nuk humbet vetëm dhjamra por humbet edhe masë muskulore. Pikërisht ky fenomen sjell edhe dobësimin e metabolizmit.


Ekspertiza vijoi edhe pas 6 vitesh, u konstatua se konkurentët kishin rimarrë disa nga kilogramët e humbura, prandaj llogjikisht  pritej që metabolizmi të kishte rimarrë forcë, por nga analizat u konstatua se metabolizmi i tyre në realitet ishte dobësuar akoma edhe më tepër. Totali i kapacitetit mesatar të metabolizmit të konkurenteve, ishte 500 kalori më i dobët, krahasuar me njerëz të tjerë të cilët kishin të njejtën sasi dhjamore dhe muskulore në trup por që nuk kishin praktikuar kurrë djeta të mëparëshme në jetën e tyre.


Ky ndryshim midis metabolizmit të tyre dhe pritshmerisë, duke u bazuar tek përbërja e trupit të konkurenteve dhe metabolizmi i tyre i matur, quhet adaptim metabolik. Ai përfaqëson shkallën në të cilën trupi lufton kundër humbjes së peshës, humbje të cilën individi e ka fituar me vështirësi duke sforcuar trupin, si shkak i djetës së sforcuar pasojat kanë efekt edhe gjashtë vite më vonë.


Lind pyetja, nëse këta individë që kishin mbështetjen e trajnerëve dhe nutricionistëve më të mirë në botë nuk mund të arrinin sukses në humbjen e qëndrueshme të peshës, çfarë do të thotë kjo për njerëzit e tjerë që luftojnë me mbipeshën, por që as nuk i kanë këto mundësi?

Normalisht që kjo pyetje është pjesë e shumë debateve.


Pesë vjet para këtyre resultateve, ju shtua edhe një tjetër studim inovator i botuar në New England Journal of Medicine, publikimi  prezantonte një tjetër vëzhgim të veçantë që ndryshoi mënyrën se si ne duhet ta shohim mbipeshën. Studiuesit  në vënd që të vëzhgonin kaloritë që djegim pas humbjes së peshës, monitoruan niveli e urisë dhe kaloritë që marrim pas humbjes së peshës. Ata i ofruan 50 njerëzve obezë dhe mbipeshë një dietë me shumë pak kalori, rreth 500 deri në 550 kalori në ditë për 10 javë. Ata matën hormonet e oreksit të secilit pjesëmarrës në fillim, përpara startimit të dietës 10-javore, gjithashtu i matën edhe një vit pas përfundimit 
të djetës. Pas humbjes së peshës nga dieta me shumë pak kalori, u vu re se këta pjesëmarrës kishin një sasi më të lartë të hormonit të oreksit që sinjalizon urinë e quajtur 'ghrelin', dhe një sasi më të ulët të hormoneve të oreksit që sinjalizojnë mjaftueshmëri dhe ngopje. Truri i tyre po merrte sinjalin se ishin më të uritur dhe më pak të ngopur edhe pasi kishin ngrënë, duke stimuluar rritjen e  
peshës së tyre, dhe kjo zgjati edhe një vit më vonë. Konkluzioni i eksperteve ishte se pas humbjes së peshës trupi jonë lufton me mënyra të ndryshme për të rikthyer vetëveten në peshën e mëparshme.


Ekspertët arritën në përfundimin se trysnia e fortë që organizmi ushtron për rikthimin e peshës tek njerëzit obezë që kanë praktikuar djetë të mëparëshme ka bazë të fortë fiziologjike, pra  nuk është thjesht rezultat i mungesës së vullnetit që e rikthen individin tek rifillimi i zakoneve të vjetra. Arsyet kryesore, që shpjegojnë motivet se përse njerzit pas humbjes së peshës gjatë gjithë kohës torturohen për të mos e rimarrë peshën, duke u munduar që të mbajnë nën kontroll oreksin janë pikërisht të shpjeguara nga dy ekspertizat e mësipërme. Për këto motive fatkëqsisht në pjesën më të madhe të rasteve, ata që bazohen vetëm tek vullneti dhe nuk ndiqen nga specialist të kualifikuar, e humbasin betejën me qëndrueshmerinë dhe pesha e humbur gjithsesi sforcove për të mos i rimarrë kilogramet e ulura, shpesh rikthehet.


Konkluzioni është se, të humbasësh peshë në mënyrë të shëndetëshme dhe të qëndrueshme duhet programimi i sinjaleve të cilat  funksionojnë dhe janë prezente brenda organizmit.