Frutat e pyllit dhe vlerat e tyre ushqyese

Frutat e pyllit janë ndër ushqimet më të shëndetshme në planet për shkak të vlera ushqyese mbresëlënëse dhe përmbajtjes së antioksidantëve. Përdorimi i tyre në dietën tuaj ndihmon në forcimin e një sistemi imunitar më të shëndetshëm, ndihmojnë sistemin tretës të organizmit tonë, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, gjithashtu ju mbajnë të ngopur dhe rrisin nivelin e energjisë trupore.
Mjedrat dhe boronicat ndajnë vlera të ngjashme ushqimore, pasi ato të dyja mbrojnë kundër kancerit, ndihmojnë shëndetin dhe forcimin e kockave, luftojnë plakjen, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Megjithatë, ato kanë gjithashtu disa dallime.
Në përgjithësi, mjedrat janë më të larta në fibra dhe vitaminë C, dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit dhe menaxhimin e diabetit. Nga ana tjetër, boronicat janë më të larta në vitaminë K, mbështesin tretjen dhe i bëjnë mirë lëkurës.
 
Boronica konsiderohet një super ushqim për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve dhe vlerave ushqyese. Antioksidantët në boronica luftojnë stresin oksidativ i cili mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore, duke përfshirë kancerin, neurodegjenerimin dhe plakjen e hershme.
Boronicat janë gjithashtu të dobishme për shkak të përmbajtjes së tyre të fibrave, duke ndihmuar tretjen dhe duke ndihmuar në humbjen e peshës.

Mjedra është një tjetër frut që përmban antioksidantë dhe është i pasur me mikroelemente, duke përfshirë vitaminën C, manganin, vitaminën K dhe magnezin. Hulumtimet sugjerojnë se shtimi i mjedrave në një dietë të ekuilibruar mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke nxitur metabolizmin dhe duke ndihmuar tretjen.
Konsumimi i mjedrës mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e diabetit, sepse ka një indeks të ulët glicemik dhe nuk ka ndikim në nivelet e sheqerit në gjak, ndërsa është i lartë në fibra.

Ka shumë mënyra si mund ti përdorim këto fruta në dietat tona të përditëshme, përvec se ti konsumojmë të freskëta dhe të pa përpunuara, mund ti shtojmë si kondiment në një vakt me sallatë, apo në një tas me tërshërë dhe kos, por gjithashtu mund të realizojmë ëmbëlsira të shijshme dhe të shëndetshme si paj me boronica, smoothies me fruta pylli, kek me cokollatë të bardhë dhe mjedër, cupcake me mjedër, cheesecake me boronica etj.