Mbipesha jo vetëm fenomen Botëror, por edhe Shqipëtar.

Sot një pjesë e madhe e shoqërisë Shqipëtare por edhe një pjesë e konsiderueshme e popullatës mbarë botërore, vuan nga obeziteti si shkak i kequshqyerjes. Ky fenomen nuk shkakton tek njeriu vetëm rëndesë fizike, por mbi të gjitha gradualisht shkakton edhe probleme organike të brendëshme nga të cilat më pas krijohen pasoja të rënda shëndetësore. Përshkallëzimi i disa sëmundjeve si, diabeti, problemet me zemrën apo kanceri, duke ju referuar disa kërkimeve të ndryshme shkencore, e konsiderojnë kequshqyerjen dhe mbipëshen si ndikues negativ kryesor.

Statistikat tregojnë se 15% e popullsisë Amerikane deri në vitin 1985 vuante nga obeziteti, nderkohë në vitin 2014 statistikat  treguan se obeziteti ishte rritur duke prekur 38% të popullit Amerikan, madje kjo mesatare statistikore sipas burimeve është edhe trendi i mesatares mbarë Botërore. 

Për të analizuar prejardhjen e dëmit natyrisht na nevojitet një piknisje referenciale optimale, më pas duhet analizuar piknisja e regresit dhe sëfundmi mund të analizojmë faktet nga të cilat mund të kenë lindur pasojat dhe si të mund ti shmangim ato.

Duke ndjekur këtë rrjedhë analize të thjeshtë llogjike, si piknisje optimale ne mund ti referohemi Shqipërisë të para viteve 1990, në këtë periudhë mbipesha nuk njihej si fenomen dhe si rrjedhojë nuk konsiderohej si rrezik shoqëror, por ajo lindi pas vitit 1990 dhe më pas vijoi të rritej sistematikisht dhe gjërësisht në shoqërinë tonë.

Natyrisht ne nuk kemi baza statistikore mbi të cilat mund të pasqyrojmë gjendjen shëndetësore të popullatës së atëhershme, por sot 
ne kemi perkufizimin shkencor bazuar mbi statistika faktike që faktojnë se, kequshqyerja dhe mbipesha janë probleme komplekse dhe 
prej tyre ndikohet edhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e njeriut. Bazuar mbi këtë definicion shkencor, patjetër duhet të 
forcojmë ndërgjen se kequshqimi dhe mbipesha janë dy fenomene të lidhura bashkë të cilat duhen luftuar.

Por lind pyetja si të luftojmë kequshqimin dhe mbipeshën?

Për të kuptuar se cfarë është kequshqimimi apo ushqimi i keq, duhet theksuar se ky është një debat shumë kompleks dhe specifik, pra duhet studiuar rast pas rasti, si rrjedhojë nuk mund të absolutizohet. 

Platforma Branding & Blooming, sygjeron forcimin e ndërgjegjsimit, se trupi i njeriut nuk ka nevojë vetëm për ushqim, por mbi të gjitha ka nevojë për vlera ushqimore, pasi problemet në shëndetin tonë shkaktohen ndër të tjera edhe nga mungesa e vitaminave. 
Varietetet e produkteve të fresketa natyrale, përmbajnë shumë vlera ushqimore të cilat janë të pasura me vitamina dhe të  rekomandueshme për organizmin, gjithsesi edhe produktet Bio për të parandaluar mbipeshën duhet të konsumohen pa e tejkaluar masën e duhur.