Disa arsye përse këshillohet konsumi i prodhimeve të stinës

Të blesh produkte sipas stinës, ka disa avantazhe, nuk dëmton shëndetin, mbron ambjentin por edhe kursen ekonomikisht.
Branding & Blooming e konsideron faktin e njohjes së ciklit të prodhimit natyral sipas stinës, njohuri bazike për të rritur përmisimin e jetës.

Nëpërmjet kësaj platforme, ne dëshirojme të ndihmojmë komunitetin me informacione sa më të detajuara rreth produkte natyrale sipas stinës dhe produkte natyrale me kilometër zerro, me këtë shërbim kërkojmë të ofrojmë njohuri me qëllim thjeshtëzimin e pazarit nëpërmjet mirë planifikimit, në përputhje me ciklin natyror, por edhe në perputhje me ofertat më të mira në treg, sipas zonës në të cilën banoni.

Fruta dhe zarzavate të stinës

Cfarë të blejmë në muajin Janar?

Janari është muaji i virozave, për këtë motiv sugjerohet konsumi i agrumeve, sepse në këtë periudhë janë të freskëta, të sapo mbledhura, por gjithashtu janë edhe ushqim i bollshëm. 

Frutat më të rekomanduar gjatë këtij muaji janë portokalli dhe mandarinat sepse janë të pasura me vitaminë C, gjithashtu motiv i shtuar është edhe fakti se Shqipëria ka një prodhim të pasur të këtyre frutave. Fruta të tjera të cilat janë karakteristike të këtij muaji janë hurma dhe kivi.

Perime karakteristike të ketij muaji janë prasi, lakrat, spinaqi, rrepat, karrotat, kungulli, marulja, patatja, hurdhat, qepët, tartufi, bietola, karcofi.

Cfarë të blejmë në muajin shkurt?

Shkurti gjithashtu si zakonisht është një muaj i ftohtë, për këtë arsye para mendohet se virozat janë prezente, gjithashtu edhe prodhimet e natyrës janë pothuajse të njëjta me janarin.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë portokallet, mandarinat, kivi, hurmat.

Perime karakteristike të këtij muaji janë prasi, lakrat, spinaqi, rrepat, karrotat, kungulli, marulja, patatja, hurdhat, qepët, tartufi, bietola, karcofi.

Cfarë të blejmë në muajin mars?

Marsi është muaji i mollës dhe dardhave me të cilat mund te realizojmë  lëngje frutash shumë të shijshme, por edhe disa torta fantastike, si pershembull torta e famshme e mollës. 

Fruta karakteristike të këtij muaji janë mollët, dardhat, portokalli, mandarinat, kivi, hurmat.

Perime karakteristike të këtij muaji janë brokoli, lulelakra, lakra, lakrat e brukselit, cikoret, gjembaku, rrepkat, marulet ,karcofi, selinoja, karrota, spinaqi, rrapat, patate, kungulli, hurdha, qepa.

Cfarë të blejmë në muajin prill?

Rreth fundit të ketij muaji fillon edhe sezoni i një fruti shumë të shijshëm, i preferuar nga shumica e njerëzve dhe i rekomanduar për vlerat ushqimore që përmban, luleshtrydhja. Gjithsesi rekomandohet kujdes i vecantë kur blejmë këtë frut kaq të pëlqyer, sepse shpesh disa tregtarë abuzojnë duke shitur gjatë kesaj periudhe luleshtrydhe te homogjenizuara dhe jo natyrale.

Fruta karakteristike te ketij muaji jan luleshtrydhet, nespullat, limoni, dardha, hurma, kivi.

Perime karakteristike të këtij muaji janë brokoli, lulelakra, lakra, lakrat e   Brukselit, cikoret, gjembaku, rrepka, marule,  karcofi, selino, karrota, spinaqi, rrapat, patate, kungulli, hurdha, qepa, asparagu, valeriana, bizelet, fasulja, rukola.

Cfarë të blejmë në muajin maj?

Fruta karakteristike të këtij muaji janë luleshtrydhe dhe nespulla.

Perime karakteristike të këtij muaji janë rrepkat, karrota, selino, spinaqi, patatet e reja, asparaget, bishtaja, koper, karcof, bizele, prasi, rrepa, rukola, hithra, trumëz, borzilok.

Cfarë të blejmë në muajin qeshor?

Qeshori, ka një varietet të pasur frutash qershi, luleshtrydhe, kajsia, shalqi, bostan. Të bësh pazar gjatë kësaj periudhe është një kënaqësi e vecantë pasi mundësia e zgjedhjes është e larmishme, si për fruta edhe për zarzavate.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë qershi, luleshtrydhe, kajsia, shalqi, bostan.

Perime karakteristike të këtij muaji janë karrota, spinaq, patate të reja, asparag, patëllxhani, speca, kunguj, mashurka, fasule, bizele, pras, rucola, sallatë jeshile.

Cfarë të blejmë në muajin korrik?

Korriku është periudha e artë e frutave, kajsitë janë në fazën e tyre më optimale të pjekurisë, gjithashtu në këtë periudhë fillojnë edhe qershitë, vendin e luleshtrydhes e zë fiku dhe shalqiri.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë kumbulla, luleshtrydhe, pjeshkë, qershi, boronica, nespulla, vishnje, kajsi, fiq, shalqi, bostan.

Perime karakteristike të këtij muaji janë rukola, hurdha, kastraveci, patëllxhane, kunguj, speca, patatet e reja, karota, sedano, bizele, marule, domate, bishtaja.

Cfarë të blejmë në muajin gusht?

Gushti mund të konsiderohet pa frikë muaji në të ciin frutat janë më të lëngëshme dhe më aromatike, frutat e pyllit, shalqiri, fiqtë apo kajsitë janë ndër frutat që kanë arritur statusin e tyre më optimal për konsum.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë kumbulla, luleshtrydhe, nespulla, pjeshkë, qershi, boronica, vishnje, kajsi, fiq, shalqi, bostan.

Perime karakteristike të këtij muaji janë rukola, hurdha, kastraveca, patëllxhane, kunguj, speca, patate të reja, karrota, sedano, bizele, marule, domate, bishtaja.

Cfarë të blejmë në muajin shtator?

Shtatori, është muaji i rrushit, mund të zgjedhim shumë variete rrushi tavoline nga vreshtat, si të zi edhe të bardhë.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë dardha, molla, kivi, kajsia, shalqi, bostan, mjedër, boronica, manaferra, fiq indie, nespulla, rrushi.

Perime karakteristike të këtij muaji janë patate, domate për salcë, kunguj, patëllxhane, speca, bishtaja, lulelakër, finoku, kungulli, spinaqi, kërpudhat porcini, tartufi.

Cfarë të blejmë në muajin tetor?

Tetori, është muaji i gështenjave, për ata që e pelqejnë shijen e gështenjës mund ti konsumojmë ato të pjekura dhe të ziera por gjithashtu mund të përgatisim edhe pjata të ëmbla apo të kripura dhe për më tepër gështenja mund të përdoret edhe për miell, me të cilin mund të gatuajmë bukë shumë të shijshme por edhe jufka apo makarona me miell gështenje.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë mollë, hurma, kivi, mandarina, limona, sheg, gështenja.

Perime karakteristike të këtij muaji janë lulelakra, brokoli, lakra, kungulli, ullinjtë, kërpudha, tartuf, finok, arra.

Cfarë të blejmë në muajin nëntor?

Nentori, është muaji i vitaminës C. në këtë periudhë vijnë portokallet, mandarinat dhe kivit. Portokalli ka përmbajtje 40% më të lartë t ëvitaminës C në krahasim me agrumet e tjera, në këtë periudhë tregu është zakonish shumë i mbushur me portokalle nga shumë shtete si nga Spanja, Italia, Maroku por ne do tju rekomandonim pa asnjë hezitim prodhim vendas pasi është shumë i shijshëm dhe i shëndetshem..

Fruta karakteristike të këtij muaji janë  portokalli, mandarinat, limonat, rrushi, mollët, hurmat, gështenja.

Perime karakteristike të këtij muaji janë lakër, brokoli, lulelakër, karcofi gjembac, patate, finokët, vaji ullirit, verë e re, tartufi, kërpudhat..

Cfarë të blejmë në muajin dhjetor?

Dhjetori, faktikisht është edhe muaji që shumica e njerëzve e tejkalojnë me konsumin ushqimor, shkaku janë festat dhe ushqimet e shumta të cilat gatuhen në cdo familje. Molla është një dhuratë e natyrës në prag festash, pasi na ndihmon në stabilizimin e metabolizmit dhe të oreksit, pikërisht në këtë muaj kemi një varietet të larmishëm mollësh me shije të ndryshme të cila janë shumë të rekomandueshme si shkak i vitaminave që përmbajnë.

Fruta karakteristike të këtij muaji janë rrushi, portokalli, mandarinat, limona, kivi, hurma, gështenja, molla.

Perime karakteristike të këtij muaji janë karrota, karcofi, selino, rrepka, brokoli, laker, pras, spinaq, këpurdha, mashurka, kungull.