Gjalp apo Margarinë?

Gjalpi është një produkt i prodhuar nga ajka e qumështit, i cili përbëhet kryesisht nga yndyra, por është gjithashtu i pasur me shumë vitamina, veçanërisht vitamina A, E, D dhe kalcium.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të ngopura, është përfolur tepër si shkaktar për shtim në peshë dhe për rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. 
Megjithatë, disa studime së fundmi tregojnë të kundërtën.

Gjalpi mund të jetë pjesë e një diete me pak karbohidrate, e cila mund tju ndihmojë në ruajtjen e peshës, ose të humbisni peshë më shpejt sesa do të bënit me një dietë me pak yndyrë.

Benefite shëndetësore të gjalpit:

Mund të ndihmojë në uljen e shkaktimit të kancerit. Gjalpi është i lartë në beta-karoten, një përbërës që trupi jonë e konverton në 
vitaminë A. Beta-karotina është e lidhur me uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.

Mund të ndihmojë shikimin tuaj. Beta-karotina në gjalpë mund të ndihmojë në ngadalësimin e shkallës së humbjes së shikimit.

Mund të ndihmojë në forcimin e kockave. Gjalpi përmban vitaminë D, një lëndë ushqyese që është jetike për rritjen dhe zhvillimin e 
kockave. Ai gjithashtu ka kalcium, i cili është thelbësor për forcimin e kockave. Kalciumi gjithashtu ndihmon në parandalimin e  sëmundjeve të tilla si osteoporoza, një sëmundje që i bën kockat të dobëta dhe të brishta.

Mund të ndihmojë për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Gjalpi gjithashtu përmban vitaminë E, e cila luan një rol kryesor në 
shëndetin e lëkurës suaj. Lënda ushqyese redukton dëmtimin nga rrezet e diellit UV, zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe përmirëson mënyrën se si rigjeneron plagët e lëkurës. Prandaj disa herë kur dëmtohemi në gjymtyrë gjyshet tona na i lyejnë plagët me gjalp.

Pas së gjithash, gjalpi është i shëndetshëm nëse do ta përdrim në mënyrë të moderuar, por gjithsesi konsumimi i tepërt duhet shmangur.

Gjap apo margarinë.

Ky debat mund të jetë i ndërlikuar për t'u zgjidhur. Gjalpi bëhet nga qumështi, i cili është një ushqim i plotë dhe përmban yndyrna të ngopura, ndërsa margarina zakonisht bëhet nga përzierje vajrash vegjetal (kryesisht vaj palme), të cilët janë shumë të përpunuar dhe përmbajnë yndyrna të pangopura. Zëvendësimi i yndyrës së ngopur me yndyrë të pangopur mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Por jo të gjitha margarint janë të njëjta, disa prej tyre kanë përbërje të shtuar të yndyrnave trans, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dhe janë të pakëshillueshme për tu përdorur. 

Pra gjithmonë duke patur kujdes në zgjedhjen e margarinës mund të themi se nuk mund të jetë e dëmshme për shëndetin, por duhet të vlerësojmë listën e vlerave ushqyese të gjalit dhe përmbajtjen e shumë vitaminave të nevojmshme për trupin tonë.